GREENSTEAM

Shërbime për çdo industri

Green Steam ofron shërbimin e pastrimit gjeneral apo të pjesshëm në industri dhe kategori të ndryshme në treg.

INDUSTRITE

Industritë që
shërbejmë

Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara pastrimi për çdo sektor — nga banesat dhe zyrat, te HORECA, shëndetësia, edukimi, qendrat tregtare dhe linjat industriale. Pas vlerësimit në terren, hartojmë SOP specifike për mjedisin tuaj, zgjedhim pajisjet dhe produktet eco‑friendly, vendosim kodim ngjyrash për të shmangur kontaminimin dhe punojmë me teknologji me avull për rezultate të sigurta, të qëndrueshme dhe të matshme. Me kontrolle të rregullta cilësie dhe KPI, garantojmë standardin e higjienës që industria juaj kërkon.

shtëpi, banesa, vila

Rezidenciale

Mirëmbajtje periodike, pastrim i thellë i kuzhinës/banjos, tapicerive dhe dyshemeve. Dezinfektim me avull, orare fleksibël dhe kujdes i veçantë për familjet dhe fëmijët.

zyra dhe objekte afariste

Pastrim i hapësirave të
biznesit

Mirëmbajtje ditore/javore e zyrave, sallave të takimeve dhe sanitareve. Dezinfektim i pikave të kontaktit, pastrim xhamash dhe punë jashtë orarit për të mos ndërprerë aktivitetin.

hotele, restorante, kafeteri

HORECA

Pastrim i kuzhinave dhe zonave të shërbimit, dhomave të mysafirëve dhe hapësirave të përbashkëta. Protokolle strikte higjiene, dezinfektim me avull dhe inspektime të rregullta cilësie.

Institucione publike dhe private, banka

Pastrimi Institucioneve

Mirëmbajtje e sallave të pritjes, sporteleve dhe korridoreve; pastrim i xhamave dhe dyshemeve. Konfidencialitet, siguri dhe standard i qëndrueshëm prezantimi.

spitale, ambulanca, ordinanca

Shëndetësi

Dezinfektim me avull dhe pastrim i zonave klinike, dhomave të pritjes dhe kabineteve. Zbatim protokollesh sanitare dhe monitorim i rreptë i cilësisë.

shopping mall dhe dyqane

Qendra tregtare dhe retail

Pastrim i hapësirave të ekspozimit, koridoreve dhe depo-ve me trafik të lartë. Fokus në prezantim të pastër vizual, higjienë të vazhdueshme dhe menaxhim të shpejtë të mbetjeve.

ushqimore, kimike, kozmetike & farmaceutike, elektronikë, petrokimike

Industri

Pastrim i linjave të prodhimit, makinerive dhe dyshemeve industriale me SOP specifike. Minim i ndërprerjeve të procesit dhe raportim mbi efektivitetin.

shkolla, qendra edukative

Edukim

Pastrim i klasave, laboratorëve dhe korridoreve; dezinfektim i sipërfaqeve të përbashkëta. Orar pas mësimit dhe produkte të sigurta për mjedise me fëmijë.

KUJDESI NDAJ KLIENTIT

Kontakto dhe informohu më shumë rreth shërbimeve të personalizuara.

    Partneri juaj për
    pastërti.

      ZYRA QENDRORE

      Prishtinë

      PER KLIENTIN

      FAQs
      Call center
      Blog posts

      NA NDIQNI

      Facebook
      Instagram
      Lilnkedin

      ZYRA QENDRORE

      info@mygreensteam.co
      Magjistralja Prishtine - Gjilan km 4
      +383 48 500 700

      © 2021 Greensteam Cleaning All Rights Reserved