EKIPË PROFESIONALE

Partneri i juaj për pastrim

Green Steam Cleaning është kompani shërbyese, e specializuar në pastrim dhe mirëmbajtje profesionale me teknologji të avancuar dhe inovative për industri të ndryshme.

Organizimi dhe menaxhimi

Ne operojmë me një model të qartë menaxhimi që siguron cilësi të njëjtë në çdo objekt. Për çdo klient hartojmë një plan specifik pastrimi (SOP) me frekuencë, metoda, produkte dhe përgjegjësi të ekipit. Marrëveshjet afatgjata na lejojnë të ruajmë standarde të larta dhe ta rrisim shkallën e higjienës me kalimin e kohës.

Trajnim i vazhdueshëm i ekipeve

Ekipet tona trajnohen rregullisht në procedura, higjienë dhe siguri pune, për të ofruar standard të njëjtë cilësie në çdo objekt.

Produkte & pajisje eco profesionale

Përdorim vetëm pajisje dhe produkte 100% eco-friendly të certifikuara, për rezultate të sigurta dhe të qëndrueshme në çdo sipërfaqe.

 

Kontroll i cilësisë & mbikëqyrje operative

Çdo projekt mbështetet nga Menaxheri i Higjienës (mat efikasitetin, ndjek zbatimin e SOP) dhe nga QA (kontrolle rutinore, lista verifikimi, korrigjime të menjëhershme).

 

Çertifikata

Çertifikata Internacionale

Misioni ynë është që të vazhdojmë me avancimin e metodologjisë së punës, aplikimin e teknologjisë inovative, ofrimin e shërbimeve efikase dhe kualitative, gjithnjë duke qenë 100% ekologjikë. Vizioni yne eshte të bëhemi lider të shërbimeve premium në industrinë e pastrimit duke qenë forcë shtytëse dhe përcaktuese e standardeve të reja në treg.

Eksperienca dhe trajnimet

Ekipi ynë ka përgatitje profesionale, përkushtim dhe fokus në detaje. Punojmë me teknologji moderne, produkte pro mjedisit dhe marka të miratuara nga ekspertët, për të ofruar shërbime cilësore dhe fleksibile. Trajnimet zhvillohen nga specialistë të pastrimit me avull dhe përfaqësues të kompanive partnere për përdorimin e saktë të makinerive dhe produkteve.

Çdo proces monitorohet nga udhëheqësi i ekipit, në përputhje me rregullat dhe manualet e punës, duke respektuar standardet e higjienës, sigurisë dhe mbarëvajtjes. Rezultatet raportohen rregullisht dhe përdoren për përmirësim të vazhdueshëm të shërbimit.

Metodologjia & teknologjia

Metodologjia jonë bashkon procedura të standardizuara me teknologji moderne për rezultate të sigurta dhe të qëndrueshme. Krahas pastrimit me avull, përdorim:

Preparatë profesionale të lëngshme (liquids), të përzgjedhura sipas sipërfaqes dhe rrezikut.

Karroca të avancuara me sistem modular për rrjedhë pune efikase.

Metodologji të reja për dysheme dhe sipërfaqe (shkallë higjiene sipas zonës).

Pajisje specifike për dysheme, mobilje dhe dyshekë.

Fshesë me filtër HEPA për reduktim të grimcave të imta.

Lecka dhe aksesorë profesionalë, të koduara me ngjyra.

Makineri të ndryshme për dysheme, tekstile dhe mobilje, të përshtatura sipas volumit dhe tipit të ndotjes.

KUJDESI NDAJ KLIENTIT

Kontakto dhe informohu më shumë rreth shërbimeve të personalizuara.

    Partneri juaj për
    pastërti.

      ZYRA QENDRORE

      Prishtinë

      PER KLIENTIN

      FAQs
      Call center
      Blog posts

      NA NDIQNI

      Facebook
      Instagram
      Lilnkedin

      ZYRA QENDRORE

      info@mygreensteam.co
      Magjistralja Prishtine - Gjilan km 4
      +383 48 500 700

      © 2021 Greensteam Cleaning All Rights Reserved